Mbrojtje pa pagesë për policët që morën pjesë në arrestimin e Gjuriqit

Kosova

Mbrojtje pa pagesë për policët që morën pjesë në arrestimin e Gjuriqit

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:56
Ilustrim

Ai gjatë një prononcimi ka bërë të ditur se çdo zyrtar i Policisë së Kosovës që ka marrë pjesë në ndërhyrjen dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, dhe të cilit i iniciohet ndonjë procedurë ligjore kundër tij, mund të përfitojë shërbime profesionale ligjore pa pagesë nga zyra e tij.

“Zyrtarët policorë, të cilët kanë marrë pjesë në mënyrë aktive me rastin e zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës me ndërhyrjen dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, mund të përfitojnë në bazë të Ligjit në fuqi, shërbime profesionale pa pagesë të njohura si pro bono nga zyra ime e avokaturës, në rast se kundër tyre fillojnë dhe zhvillohen procedura të mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë Damati.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Arbër Beka, tha se IPK-ja ka pranuar një ankesë lidhur me këtë rast, e cila fillimisht është trajtuar në Departamentin për menaxhimin e ankesave e pastaj në Departamentin e hetimeve.

“Hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë disa veprime hetimore lidhur me këtë rast dhe kanë dërguar një raport njoftues te Prokuroria Themelore në Mitrovicë”, tha Beka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat