Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënshkroi marrëveshje me Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin dhe bashkefinancimin e 10 shtëpive për familjet në nevojë.
‘‘Nder dhe falenderim hoxhës Halil Kastrati“, shkruan Ramosaj në facebook.
Postimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë që së bashku me hoxhën Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, të nënshkruaj një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Bashkëfinacimi për ndërtimin e 10-të shtëpive për familjet në nevojë në komunën e Deçanit.
Nder dhe falenderim hoxhës Halil Kastrati!
BR