Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave në Gjakovë

Kosova

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave në Gjakovë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:42
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave , për dy vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Më datën 14.12.2018, të akuzuarit B.I., E.M., dhe I.A., në bashkëveprim, pa autorizim importojnë substanca psikotrope ose analoge, ku me automjet kanë shkuar ne vendin e quajtur Suk, fshati Manz-Durrës, te shtëpia e njërit nga të pandehurit, duke e marrë një qese najlon ngjyrë të bardhë me të cilën kishte rreth 539 gramë marihuanë, me qëllim të trafikimit në Republikën e Kosovës.

Kështu të njëjtit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Më 15.12.2018, të pandehurit B.I., dhe I.A., në territorin e Kosovës, në vijën kufitare në Republikën e Shqipërisë, pikërisht në Qafë Prushe, duke anashkaluar vendkalimin e autorizuar kufitare, në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore kanë hyrë në territorin e Kosovës, ku të njëjtit pasi janë hasur nga policia janë arrestuar.

Me këtë kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare”.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat