S’ka formularë për certifikata nëpër komuna

Kosova

S’ka formularë për certifikata nëpër komuna

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:30
Foto ilustruese

Derisa komuna e Prishtinës ka njoftuar se shërbimin për lëshimin e certifikatave mund ta bëjë vetëm sot dhe se zyret e gjendjes civile nuk do të jenë në funksion.

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka sqaruar se me kohë ka planifikuar inicimin e zhvillimit të procedurave të prokurimit për furnizim me dokumente të Gjendjes Civile për Zyrat Komunale të Gjendjes Civile, mirëpo për arsye procedurale ende nuk është përzgjedhur operatori për furnizim me dokumente të Gjendjes Civile.

“Agjencia e Regjistrimit Civil ka kërkuar nga të gjitha Zyrat Komunale të Gjendjes Civile në Kosovë që në mungesë të formularëve të përdorën metodat alternative. ARC u ka dërguar një njoftim të gjitha zyrave të gjendjes civile, që në mungesë të formularëve(dokumenteve të gjendjes civile), me qëllim të realizmit të drejtave të qytetarëve për pajisje me dokumente të gjendjes civile, nga sot më datë 28.03.2019, të fillohet me lëshimin e dokumenteve me letër të bardhë nga sistemi i gjendjes civile, deri në njoftimin tjetër. Këto dokumente do të përdoren vetëm për përdorim të brendshëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Kërkojmë ndjesë nga qytetarët e Kosovës për mungesat e formularëve, megjithatë shërbimi për qytetarët do të vazhdojë të mbetët një prej prioriteteve tona më të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat