Ziviq: MBPZHR do ta mbështes Agjencinë e Pyjeve

Kosova

Ziviq: MBPZHR do ta mbështes Agjencinë e Pyjeve

Më: 29 mars 2019 Në ora: 18:06
Ziviq: MBPZHR do ta mbështes Agjencinë e Pyjeve

Stafin e Agjencisë Pyjore të Kosovës sot e vizitoi ministrja e MBPZHR-së, Dijana Ziviq, e cila u premtoi se gjatë mandatit të saj do të ofrojë mbështetjen e saj të pakusht për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni.

Ministrja Ziviq me stafin e saj u pritën nga kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, i cili e prezantoi Ministren me stafin e kësaj Agjencie, e cili funksionon në kuadër të MBPZHR-së.

Sipas një komunikate të MBPZhR-së, gjatë kësaj vizite, ministrja është njohur për së afërmi me detyrat dhe punën e Agjencisë, si dhe ka biseduar me stafin e saj, të cilët u shprehën entuziast me vizitën e ministres.

Nga ana e saj, ministrja Ziviq ka vlerësuar lartë punën e kësaj Agjencie dhe potencoi se do të japë mbështetjen e saj dhe të stafit të saj për të realizuar qëllimet e tyre, si dhe u premtoi se gjatë mandatit të saj do të ofrojë mbështetjen e saj të pakusht për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni.

Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, falënderoi ministren për vizitën dhe përkrahjen.

Ai u shpreh i bindur se përmes angazhimit të ministres dhe të bashkëpunëtorëve, do të japin një impuls të ri në zhvillimin e sektorit të pylltarisë, duke ndikuar kështu në arritjen e rezultateve më të mira për këtë sektor, si një nga më të rëndësishmit për zhvillimin ekonomik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat