Ndodh edhe kjo: Në bjeshkët e Deçanit i vjedhin shtyllat elektrike të projektit madhor

Kosova

Ndodh edhe kjo: Në bjeshkët e Deçanit i vjedhin shtyllat elektrike të projektit madhor

Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:28
Deçan

Komuna e Deçanit dhe KEDS-i kanë nisur projektin madhor të elektrifikimit të Bjeshkëve të Deçanit.

Ky projekt është pritur me gëzim nga qytetarët e Deçanit, pasi që krijon mundësi të mëdha turistike për këtë zonë.

Mirëpo, ajo që ka ndodhur sot është për keqardhje.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka publikuar disa fotografi, ku shihen se janë vjedh shtyllat elektrike të dedikuara për këtë projekt.

“Edhe kjo po bojka Vaki! Kur jemi në prag të realizimit të projektit për elektrifikimin e bjeshkëve, projektit më të rëndësishëm për qytetin tonë, spo mund të besoj që ka njerz që i vjedhin shtyllat elektrike të vendosura për këtë projekt”, ka shkruar Ramosaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat