Pamje të jashtëzakonshme nga trajnimi i Policisë së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore

Kosova

Pamje të jashtëzakonshme nga trajnimi i Policisë së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:44

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, kanë qenë pjesë e një ushtrimi të përbashkët policor taktiko-demonstrues me njësitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Në këtë ushtrim të përbashkët të policive të tri shteteve i cili u mbajt sot në Shkup, njësitë elite demonstruan aftësitë e tyre operative në tri situata, kur këto njësi intervenojnë në parandalimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar.

Në pamjet e lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, mund të ndiqni se si janë zhvilluar këto stërvitje taktiko-demonstruese në të cilat bënin pjesë edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat