PDK zgjedh kryetarët e degëve në Obiliq dhe në Has të Prizrenit

Kosova

PDK zgjedh kryetarët e degëve në Obiliq dhe në Has të Prizrenit

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:01
PDK

Partia Demokratike e Kosovës, sot përmbylli zgjedhjet e brendshme në degët e Obiliqit dhe në Has të Prizrenit, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i degës në Obiliq u zgjodh Lulzim Sadiku, ndërsa, në Has të Prizrenit kryetar u zgjodh Adem Morina.

Kuvendi i degës së PDK-së në Obiliq, zgjodhi edhe këshillin drejtues me 35 anëtarë, si dhe 5 delegatët për kuvendin e përgjithshëm zgjedhor, i cili do të kulmojë me zgjedhjen e strukturave të reja të Partisë Demokratike për jetësimin e platformës Dekada e Re.

Sipas një komunikate të PDK-së, punimet e kuvendit zgjedhor të degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti nënkryetari i partisë, Bajrush Xhemajli. Ai tha se procesi zgjedhor në PDK rikonfirmon fuqinë politike të partisë më të madhe në vend e cila në këtë proces po reformohet dhe fuqizohet edhe më shumë për Dekadën e Re.

Ndërsa, kuvendi zgjedhor i degës në Has të Prizrenit, zgjodhi edhe këshillin drejtues prej 40 anëtarësh dhe delegatët për konventën qendrore.

Të pranishmit fillimisht i përshëndeti kryetari i deritashëm i degës, Nezir Çoçaj, i cili prezantoi të arriturat e degës dhe fitoret e njëpasnjëshme në mes të dy kuvendeve.

Ndërsa, Betim Gjoshi nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve në PDK, tha se platforma Dekada e Re do të shtrihet në secilën lagje të Kosovës dhe po merr mbështetje nga të gjithë qytetarët.

Sipas komunikatës, platforma e PDK-së, Dekada e Re dhe vizioni i liderit Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm, ofrimin e hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jenë në shërbim të ndërmarrësisë, ideve novatore të qytetarëve brenda vlerave integruese, me besim dhe zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat