Policia jep detaje të reja për aksidentin ku mbeti i vdekur një person dhe tre të tjerë të lënduar

Kosova

Policia jep detaje të reja për aksidentin ku mbeti i vdekur një person dhe tre të tjerë të lënduar

Më: 31 mars 2019 Në ora: 22:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar, dy prej tyre më rëndë, si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sonte rreth orës 21.15, afër fshatit Celinë të Rahovecit.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Ahmet Hasi ka bërë të ditur përmes telefonit për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve, ku në vendin e ngjarjes ka mbetur një vdekur, derisa personat e lënduar janë dërguar në emergjencën në Gjakovë.

“Aksidenti ka ndodhur para një ore në afërsi të Celinës, në të cilën janë përfshirë dy automjete. Janë një i vdekur dhe katër të lënduar, dy prej tyre në gjendje më të rëndë”, ka thënë Hasi.

Personat e lënduarit janë nxjerrë nga veturat me ndihmën e zjarrfikësve për shkak të dëmit të madh të shkaktuar në vetura si pasojë e ndeshjes.

Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit mund të ketë qenë tejkalimi i shpejtësisë në rrugë.

Pamje nga aksidenti ku mbeti i vdekur një person

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë, në një aksident trafiku në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Drejtori Regjional i Policisë së Gjakovës, Ahmet Hasi, ka konfirmuar se dy prej të lënduarve janë në gjendje shumë të rëndë.

“Një person është i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me vetëdije në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, tha Hasi.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat