Muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme

Kosova

Muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme

Më: 31 mars 2019 Në ora: 22:56
Foto ilustruese

Dita e hënë dhe e martë mbeten me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, por nga orët e vona të ditës së martë pritet fuqizim i masave ajrore, të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Reshje shiu nga e mërkura pritet të ketë në shumë vende, për të veçuar ditën e premte ku parashihet të ketë reshje më të theksuara dhe do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

Në bazë të parashikimeve sinoptike, muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme, të cilat do ta plotësojnë këtë deficit të reshjeve dhe njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht në gjitha fushat e jetës, me theks të veçantë në bujqësi dhe degët e saj, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat