Për 24 orë, në Kosovë u shqiptuan 945 tiketa trafiku

Kosova

Për 24 orë, në Kosovë u shqiptuan 945 tiketa trafiku

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel janë shqiptuar 945 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 13 persona.

Gjatë ditës së diel, në Kosovë kanë ndodhur 27 aksidente, në mesin e të cilave 15 kanë qenë me persona të lënduar, 11 pa të lënduar, ndërkaq një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën Prizren-Gjakovë, në fshatin Celinë, ka humbur jetën një person ndërkaq lëndime trupore kanë marrë katër persona të tjerë të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Policia bën të ditur se gjatë së dielës ka arrestuar 13 persona, në mbajtje janë dërguar 5, ndërkaq 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat