Let’s Do It Kosova fillon muajin e pastrimit në Viti

Kosova

Let’s Do It Kosova fillon muajin e pastrimit në Viti

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:43
Viti

Nën moton “Për një Viti më të pastër”, organizata Let’s Do It Kosova ka filluar zyrtarisht muajin e pastrimit që për qëllim ka ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mos hudhje të mbeturinave.

“Let’s Do It po bënë diçka të jashtëzakonshme në nivel vendi, në të gjitha komunat, por me Vitinë kemi bashkëpunime të ndryshme. Ne kemi një memorandum për pastrimin e 20 shkollave. Bashkërisht do ta implementojmë edhe grandin e përformancës që komuna e Vitisë e ka fitu në nivel vendi. Ka qenë njëra ndër komunat e para që ka shpallë vitin e ambientin. Do të punojmë edhe në shumë projekte të tjera. Vetëdijesimi nuk do të bëhet vetëm në shkolla, do të bëhet edhe në komunitete dhe do të zgjasë deri ne Ditën e Tokës që është 22 prilli”, ka thënë Sokol Haliti, krytar i Vitisë.

Përfaqësuesi i Let’s Do It Kosova, Besnik Shabiu, tha se organizimet e tilla bëhen për vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient sa më të pastër.

“Let’s Do It po vazhdon bashkëpunimin shumë serioz me komunën e Vitisë, bashkëpunim ky që ka arritjet dhe synimeve e përbashkëta që të kemi një Kosovë pa mbeturina. Synimet janë që të kemi një ambient që qytetarët mos të hedhin mbeturina skaj rrugëve. Kështu bashkërisht kemi fillu shumë seriozisht të implementojmë projekte që shumë shpejtë kjo komunë të merret si model. Kemi fillu edhe kampanjën edukative me nxënës të shkollave dhe do ta vazhdojmë edhe me bashkësitë lokale dhe kështu do të arrijmë të eliminojmë te gjitha deponitë ilegale dhe në këtë komunë të flasim për projekte më madhore”.

Aktiviteti për pastrim në komunën e Vitisë do të realizohet në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat