Pamje shqetësuese: Në këtë gjendje vijnë qentë pas luftërave me qen tjerë, organizimet e tilla të dënueshme

Kosova

Pamje shqetësuese: Në këtë gjendje vijnë qentë pas luftërave me qen tjerë, organizimet e tilla të dënueshme

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:45
Në këtë gjendje vijnë qentë pas luftërave me qen tjerë, organizimet e tilla të dënueshme

Luftërat me qen për shumë kënd mund të duken argëtuese, madje beteja të tilla mbahen në shumë vende të Kosovës, pavarësisht se të tillat vepra janë penale dhe ndëshkohen edhe me burgim.

Në faqen zyrtare Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve janë postuar disa imazhe të disa qenve të cilët duken me gjymtyrë të dëmtuara pas luftërave, në të njëjtën faqe kërkohet apel që kushdo që organizon lojëra të tilla t’u bëhen të ditur emrat apo edhe të lajmërohet Policia e Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Në këtë gjendje vijnë qentë pas luftërave me qen tjerë. Pronarët e qenve sjellin qenin e tyre në këtë gjendje.

Ju lus, kushdo që vëren organizime të luftërave, vetëm bëni faqen screenshot me emrin e personit që poston organizime të këtyre luftërave mes qenve. Ne screenshot duhet të jenë edhe detajet e organizimit, vendit dhe orës.

Na shkruani privatisht në mesazh apo edhe emali: [email protected] që ta siguroni vetën.

Ose lajmëroni menjëherë policinë duke ia treguar vendin dhe detajet tjera të organizimeve të tilla abuzuese.

Luftërat me qen janë vepra penale dhe ndëshkohen edhe me burgim!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat