Edhe 20 shtëpi të reja për familjet nevojtare në Gjilan

Kosova

Edhe 20 shtëpi të reja për familjet nevojtare në Gjilan

Nga: A.SH Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:04
Halil Kastrati dhe Lutfi Haziri

Edhe 20 shtëpi të reja do të ndërtohen, mirëpo kësaj radhe në Komunën e Gjilanit.

Humanisti i shoqatës “Jetmiat e Ballkanit” Halil Kastrati ka nënshkuar memorandum bashkëpunimi edhe me komunën e Gjilanit, me kryetarin Lutfi Haziri.

Ai përmes facebook ka shkruar se, për secilën familje komuna do të partecipon me shumën prej 5 mijë eurove ndërsa pjesën tjetër bamirësit përmes shoqatës sonë. Qëllimi ynë është që të arrijmë te shumica e familjeve nevojtare dhe të ju japin lajmin se po behën me strehim të përhershëm.

Postimi i plotë:

Edhe 20 shtepi te reja

Sot nenshkruam memorandum bashkepunimi edhe me komunen e Gjilanit

Na priti kryetari i komunes z. Lutfi Haziri dhe nenshkruam memorandumin e bashkefinancimit te 20 shtepive per familje nevojtare

Per secilen familje komuna do te partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter bamiresit permes shoqates sone

Memorandume te tilla do te kemi edhe me komunat tjera diteve ne vijim

Qellimi yne eshte qe te arrijm te shumica e familjeve nevojtare dhe te ju japin lajmin se po behen me strehim te perhershem

Bamires Zoti kurr mos ju humbte

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat