Universiteti Pranveror sjell njohuri të reja për të rinjtë

Kosova

Universiteti Pranveror sjell njohuri të reja për të rinjtë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 18:15
Hapet Universiteti i parë Frankofon pranveror

(E plotësuar) - Sot pasdite është bërë hapja zyrtare e Universitetit të Pranveror në kuadër të Frankofonisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Me këtë rast zëvendësministri i Arsimit, Eset Sahiti tha se Frankofonia është një ndër organizatat më të rëndësishme në fushën e arsimit, ekonomisë dhe diplomacisë.

Sahiti theksoi se MASHT është i përkushtuar të mbështet aktivitetet e Javës së Frankofonisë dhe do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm në mbështetjen e projekteve që promovojnë gjuhën, vlerat dhe kulturën frënge.

Sahiti: Universitet Pranveror i shërben reformës së kurrikulës

“Ky Universitet Pranveror, i shërben reformës së kurrikulës iniciuar nga Ministria e Arsimit që nga viti 2013 për rishikimin e programeve shkollore, duke e futur gjuhën frënge të dytë të huaj në klasat e 6-ta dhe përmirësimin e  statusit të Kosovës si anëtarësi e asociaciuar e organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë. Po ashtu, është për të përforcuar aftësitë gjuhësore dhe didaktike të mësimdhënies përmes trajnimeve dhe burimeve arsimore të përshtatura për kushtet e tyre të mësimdhënies”, tha Sahiti. 

Ndërsa, Nerimane Kamberi, profesoreshë e gjuhës frënge njëherësh dhe kryetare e shoqatës së profesorëve të gjuhës frënge, tha se puna e tyre e përbashkët është për një mësimdhënie dhe mësim nxënie sa më cilësore.

Kamberi tha se Universiteti Pranveror është një dëshmi për ta nderuar frankofoninë, që është i pari i këtij lloji që do të sjellë njohuri të reja.

Kamberi: Universiteti sjell njohuri të reja

“Uroj për një Universitet Pranveror të pasur, i cili vërtet do t’ju sjellë shumë njohur të reja, qoftë nga fusha e didaktikës digjitale, qoftë nga mësimi i frëngjishtes, qoftë nga mësimi i qytetërimit, nga teatri, qoftë nga fjalët e frankofonisë”, tha Kamberi.

Ndërsa, përgjatë këtij Universiteti Pranveror, mësimdhënësit e frëngjishtes mund të përditësojnë njohuritë e tyre rreth frankofonisë dhe ngjarjeve të mëdha kulturore të organizuara në vend në vitin 2019.

Mësimdhënësit do të mësojnë, në sajë të teknologjive digjitale, për të zgjedhur informacionin dhe për të gjetur dokumente të dobishme autentike të përdorshme për mësimdhënien e tyre.

Rreth moduleve Lexim dhe përshtatje dhe lojë dhe të zhvillojnë lojëra, ata mund të gjejnë tekste letrare klasike dhe bashkëkohore për të përmirësuar praktikimin e tyre të gjuhës frënge rreth aktiviteteve teatrale.

Punëtori për perfeksionimin e gjuhës, në përputhje me kërkesat e diplomave zyrtare franceze DELF dhe DALF do të ofrohen për mësimdhënësit. Momente të shkëmbimeve miqësore midis trajnerëve dhe mësimdhënësve, konferencave dhe aktiviteteve kulturore do të pasurojnë programin e trajnimit.

Ndryshe, Universiteti Pranveror do të jetë i hapur deri më 4 prill.

Hapet Universiteti i parë Frankofon pranveror

Sot pasdite është bërë hapja zyrtare e Universitetit të Pranveror në kuadër të Frankofonisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Zëvendësministri i Arsimit, Eset Sahiti tha se frankofonia është një ndër organizatat më të rëndësishme në fushën e arsimit, ekonomisë dhe diplomacisë.

“MASHT është i përkushtuar të mbështet aktivitetet e Javës së Frankofonisë. Vlerësoi lart këtë organizim për Universitetin Pranveror”, tha Sahiti.

Nerimane Kamberi, profesoreshë në Departamentin e Gjuhës Shqipe, tha se puna e tyre e përbashkët është për një mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.

“Universiteti Pranveror, është një dëshmi për ta nderuar Frankofoninë, që është i pari i këtij lloj. Universiteti do të jetë i pasur dhe sjellë shumë njohuri të reja nga mësimet e qytetërimit”, deklaroi Kamberi.

Qëllimi i këtij Universiteti Pranveror i cili është pjesë e reformës së kurrikulës iniciuar nga MASHT-i që nga viti 2013 për rishikimin e programeve shkollore me futjen e gjuhës së 2të të huaj në klasën e 6të dhe përmirësimin e statusit të Kosovës si anëtare e asociuar në OIF, është për të përforcuar aftësitë gjuhësore dhe didaktike të mësimdhënësve përmes trajnimeve dhe burimeve arsimore të përshtatura për kushtet e tyre të mësimdhënies.

Përgjatë këtij Universiteti Pranveror, mësimdhënësit e frëngjishtes mund të përditësojnë njohuritë e tyre rreth frankofonisë dhe ngjarjeve të mëdha kulturore të organizuara në vend në vitin 2019. 

Mësimdhënësit do të mësojnë, në sajë të teknologjive digjitale, për të zgjedhur informacionin dhe për të gjetur dokumente të dobishme autentike të përdorshme për mësimdhënien e tyre.

Rreth moduleve Lexim dhe përshtatje dhe lojë dhe të zhvillojnë lojëra, ata mund të gjejnë tekste letrare klasike dhe bashkëkohore për të përmirësuar praktikimin e tyre të gjuhës frënge rreth aktiviteteve teatrale. Punëtori për perfeksionimin e gjuhës, në përputhje me kërkesat e diplomave zyrtare franceze DELF dhe DALF do të ofrohen për mësimdhënësit. Momente të shkëmbimeve miqësore midis trajnerëve dhe mësimdhënësve, konferencave dhe aktiviteteve kulturore do të pasurojnë programin e trajnimit.

Ndryshe, Universiteti Pranveror do të jetë i hapur deri më 4 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat