VV aksion simbolik në Viti: 1 Prilli, dita e Sokol Halitit

Kosova

VV aksion simbolik në Viti: 1 Prilli, dita e Sokol Halitit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 20:49
Aksioni i VV-së

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Viti sot zhvilluan një aktivitet në lidhje me premtimet e rreme të kryetarit Sokol Halitit.

Ata me këtë rast i kanë përkujtuar kreut të Vitisë disa nga premtimet e shumta të pa realizuara si kyçja në autostradë, rritja e kapaciteteve të fabrikës së ujit. dështimi i fabrikës së tekstilit, funksionalizimi i 12 bibliotekave nëpër shkolla, krijimi i një institucioni shëndetësor për lehonat, premtimi i 138 bursave tash e 5 muaj, hapja e një çerdhe publike, objekti i komunës së re, renovimi i objektit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe inkasimi i taksës për mbeturina nga ana e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat