Haskuka: Zjarrvënia është akt kriminal

Kosova

Haskuka: Zjarrvënia është akt kriminal

Nga: A.SH Më: 2 prill 2019 Në ora: 11:52
Foto

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka quajtur akt kriminal zjarrvënien duke thënë se, strategjia e "tokës së djegur" ka përfunduar me tërheqjen e trupave të Millosheviqit, përcjellë “Bota Sot”.

“Kemi menduar që strategjia e "tokës së djegur" ka përfunduar me tërheqjen e trupave të Millosheviqit, por ja që ka të tillë që i vënë zjarrin bukurive natyrore të Kosovës”, shkruan Haskuka në facebook.

Postimi i plotë:

Këto pamje janë nga shtegu për "Pashaqeshme", vandalizëm... Kemi menduar që strategjia e "tokës së djegur" ka përfunduar me tërheqjen e trupave të Millosheviqit, por ja që ka të tillë që i vënë zjarrin bukurive natyrore të Kosovës.

Zjarrvënia është akt kriminal me ligjet e Kosovës dhe dënohet deri në 5 vjet burg. Ftoj policinë, organet e hetuesisë që të identifikojnë këta kriminelë që të marrin dënimin që e meritojnë. @ Pashaqeshme 2

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat