Ismaili: Për herë të parë në Kosovë nis hulumtimi STEPS

Kosova

Ismaili: Për herë të parë në Kosovë nis hulumtimi STEPS

Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:01

Sëmundjet kronike jongjitëse vazhdojnë të jenë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve në nivel global. Nga 56 milionë vdekje në mbarë botën që janë shkaktuar në vitin 2012, 38 milionë (68%) prej tyre ishin nga sëmundjet kronike jongjitëse, veçanërisht sëmundjet e zmerës, kanceri dhe sëmundjet kronike frymëmarrjes.

Ministri Ismaili ka njoftuar se përmes këtij hulumtimi ne do të përcaktojmë shpërndarjen e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike në Kosovë, te popullata e moshës 18 deri 69 vjet dhe në bazë të rezultateve do t’i nisim edhe politikat dhe programet tona bazuar në fakte

Njoftimi i plotë i ministrit Ismaili:

Shtypja e gjakut në nivel e pesha më se optimale . Skender Gojnovci, 68 vjeç, nga Lismiri i Fushë-Kosovës, u bë ndër të parët që iu nënshtrua hulumtimit STEPS. Kosova bëhet shteti i parë në rajon që nis realizimin e këtij hulumtimi që bën vlerësimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike. Sëmundjet kronike jongjitëse vazhdojnë të jenë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve në nivel global.

Nga 56 milionë vdekje në mbarë botën që janë shkaktuar në vitin 2012, 38 milionë (68%) prej tyre ishin nga sëmundjet kronike jongjitëse, veçanërisht sëmundjet e zmerës, kanceri dhe sëmundjet kronike frymëmarrjes.

Përmes këtij hulumtimi ne do të përcaktojmë shpërndarjen e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike në Kosovë, te popullata e moshës 18 deri 69 vjet dhe në bazë të rezultateve do t’i nisim edhe politikat dhe programet tona bazuar në fakte. Gjithçka për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat