"Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë", shënohet dita Botërore e Autizmit

Kosova

"Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë", shënohet dita Botërore e Autizmit

Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:08
Foto

Me moton " Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë", në Prishtinë është shënuar dita Botërore e Autizmit.

Me dhjetëra qytetarë, përfaqësues të organizatave, e personalitete politike, kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Teatri Kombëtar i Kosovës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se ky organizim është shumë me rendësi dhe se Universiteti i Prishtinës është në proces të transformimit të këtij komuniteti.

"Organizim kaq dinjitoz me kaq  rendësi. UP është në një proces transformues të këtij komuniteti. Ne duhet t’i trajtojmë si pjesë të tonën”, tha Dema.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, i cili tha se kjo pjesë e shoqërisë ka nevoje për përkrahje morale dhe financiare.

"Është një moment që na bënë te gjithëve mendojmë. Është një shtresë që ka nevojë për përkrahje morale dhe financiare. Ne mendojmë të bëjmë më tutje edhe aktivitete të tjera të ndryshme.

Se kjo kategori ka nevojë për përkrahje e tha edhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli.

E Agim Vatovci, nga shoqata e Personave me Nevoja të Veçanta ka kritikuar qeverinë për mospërkrahje.

"E ftoj qeverinë e Kosovës që të na përkrahë, se përveç Shoqatës së të Verbërve, tjetër kë nuk është e ndihmon. Janë në buzë të mbylljes, edhe ne kemi nevojë për përkrahje financiare si shoqatat tjera", tha ai.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat