Zyrtarizohet bashkëpunimi ndërmjet OMK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor

Kosova

Zyrtarizohet bashkëpunimi ndërmjet OMK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:55
Pamje nga takimi

Gjatë ditës së sotme në zyrat e Odës së Mjekëve të Kosovës është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Oda e Mjekëve përmes një komunikate për media, njofton se qëllimi i kësaj marrëveshje është zyrtarizimi i bashkëpunimit të ndërsjellë institucional për të siguruar një mbikëqyrje dhe zbatim të legjislacionit në fuqi, sigurimin e integritetit profesional të mjekut si profesionist shëndetësor, forcimin institucional të sistemit shëndetësor në interes të përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës duke mbrojtur kështu edhe interesat e pacientëve që janë përfitues të shërbimeve shëndetësore.

“Kjo marrëveshje është formalizim i bashkëpunimit të deritanishëm të OMK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor, ku në kuadër të kësaj marrëveshjeje planifikohen të bëhen edhe inspektime të përbashkëta ndërmjet institucioneve gjegjëse OMK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor”.

Me këtë rast kryetari i OMK-së,  Pleurat Sejdiu vlerësoi gatishmërinë për bashkëpunim të Inspektoratit Shëndetësor ku falënderoi  Ardita Baraku Kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor, me zotimin se do të punojnë së bashku për forcimin institucional të sisitemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat