Masa të ashpra për mantel-bardhët që marrin ryshfet

Kosova

Masa të ashpra për mantel-bardhët që marrin ryshfet

Më: 2 prill 2019 Në ora: 22:19
Ilustrim

Pas informacionit të QKUK-së se ka larguar përkohësisht nga puna F.C. për shkak se u kap në flagrancë për marrje ryshfeti, ka reaguar ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli.

Ai përmes një statusi në Facebook paralajmëron personelin shëndetësor që secili që zihet duke marrë ryshfet, do të ballafaqohen me ligjin, pasi që në asnjë formë nuk do të lejojë që spitalet e Kosovës të bëhen strehë e korrupsionit.

Postimi i plotë:

Nuk po i përmirësojmë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin. U njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së për suspendimin e menjëhershëm të punëtores në lidhje me rastin e marrjes së ryshfetit. Arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që kemi për ta. #BashkëeNdreqim

Më herët, Policia e Kosovës raportoi se F.C ishte arrestuar në flagrancë, pasi kishte kërkuar nga një person 400 euro për t’i rregulluar dokumentet me qëllim të marrjes së pensionit si viktimë civile e luftës.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e dyshuara e arrestuar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat