Gjatë muajit mars 182 gjoba ndaj shoferëve nën ndikimin e alkoolit

Kosova

Gjatë muajit mars 182 gjoba ndaj shoferëve nën ndikimin e alkoolit

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:13
Ilustrim

Njësitë policore, përveç pikave të rregullta të kontrollit të automjeteve,  dhe patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar edhe në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Vetëm gjatë muajit mars nga njësitë policore, janë shqiptuar gjithsej 182 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve nën ndikim të alkoolit, të cilëve përveç gjobës në të holla, iu është shqiptuar masa mbrojtëse ‘ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik’, si dhe u janë shqiptuar pikë negative dhe të njëjtit janë larguar nga trafiku.

Policia e Kosovës paralajmëron se do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët bien ndesh me ligjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat