Tryezë për caktimin e parimeve për vlerësimin e performancës së prokurorëve

Kosova

Tryezë për caktimin e parimeve për vlerësimin e performancës së prokurorëve

Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:05
Tryeza

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni sot ka marrë pjesë në tryezën e punës me temë: “Caktimi i parimeve për vlerësimin e performancës së prokurorëve në Rregulloren e re”. Kjo tryezë është organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa është mbështetur nga Ambasada amerikane në Kosovë.

Në hapje të kësaj tryezë, kryesuesi Hyseni ka vlerësuar rëndësinë e kësaj tryeze, ndërsa ka inkurajuar grupin punues në ngritjen e kritereve për vlerësimin e përformances së prokurorëve, duke u bazuar në burimet objektive të informacioneve. Po ashtu, kryesuesi Hyseni ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për punën që janë duke e bërë grupi punues për caktimin e parimeve për vlerësimin e performancës së prokurorëve në Rregulloren e re.

Gjatë kësaj tryeze përveç për parimet kryesore për vlerësimin e performancës, është diskutuar edhe për sfidat e Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe propozimet e Komisionit për tejkalimin e sfidave në vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Në këtë tryezë, përveç grupit punues për hartimin e Rregullores së re për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe Ambasadës amerikane që e ka mbështetur tryezën, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Projektit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat