I dyshuari për vrajsen në Lipjan ka lindur në Gjermani – mësohet identiteti

Kosova

I dyshuari për vrajsen në Lipjan ka lindur në Gjermani – mësohet identiteti

Më: 4 prill 2019 Në ora: 00:19
Policia

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë njoftuan se pas një pune intensive kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin kryesor që vrau 36 vjeçarin, Florent Ahmetaj në një kazino në Lipjan.

Burime të mediave bëjnë të ditur se i dyshuari është me inicialet A.P, 25 vjeçar, i lindur në Gjermani por me vendbanim në një fshat të Lipjanit.

Ndërkohë në një konferencë për media Rexhep Sijarina, drejtor rajonal i Policisë, në një konferencë për media tha se pas hetimeve intensive sonte rreth orës 20:00 është arrestuar personi i dyshuar.

“Është arrestuar personi. Janë konfiskuar dy armë, prova të tjera materiale, një veturë dhe po punojmë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit. Jemi duke punuar intensivisht ta finalizojmë këtë rast komplet dhe të vazhdojmë me procedura tjera”, tha Sijarina.

Kurse Armend Hamiti, prokurori kujdestar në natën e vrasjes të riut dhe që është marrë me rastin më pas ka deklaruar se pas një pune intensive në koordinim me hetuesit, kemi arritur ta arrestojmë të dyshuarin.

“Janë gjetur disa prova material që do shkojnë në ekzaminime, do merret deklarata dhe do të shikojmë nëse ka edhe persona të tjerë të involvuar edhe pse nuk kemi informata momentalisht. Për neve dy javë kanë qenë të gjata derisa është identifikuar”, ka deklaruar prokurori Hamiti.

Kujtojmë se fjalë është për vrasjen që ndodhi ditë më parë në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku mbeti i vrarë një 36-vjeçar nga komuna e Skenderajt.

I vrari është Florent Ahmetaj nga fshati Rezallë i Skenderajt dhe i njëjti punonte në këtë kazino për siç thuhet të siguruar një jetë më të mirë.

Vrasja ndodhi më datën 20-të të muajit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat