Zjarrfikësit dhe policia në Mitrovicë me ushtrim të përbashkët për menaxhimin e zjarreve

Kosova

Zjarrfikësit dhe policia në Mitrovicë me ushtrim të përbashkët për menaxhimin e zjarreve

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:12
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në hapësirat e Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë, është realizuar ushtrim i përbashkët me zyrtarë policorë të kësaj komune.

Në këtë ushtrim praktik u demonstruan njohuri dhe shkathtësi për përdorimin e mjeteve për fikjen e zjarrit, ku në fokus ishin rastet e zjarreve me përmasa të mëdha në zona të thella malore.

Gjatë këtij ushtrimi të përbashkët zyrtarët policorë u njohën me veprimet bazë, si në aspektin e përdorimit të mjeteve për fikjen e zjarrit, masave mbrojtëse si edhe për bashkëveprim dhe koordinim në bazë të planeve të veprimit në terren në zona ku shfaqen zjarret.

Ky ushtrim i përbashkët synon ngritjen e kapaciteteve në raste emergjente, ndërsa angazhimet e zyrtarëve policorë do të jenë në dispozicion atëherë zjarrfikësit vlerësojnë se kanë nevojë edhe për asistencën policore. 

Ushtrimi i përbashkët u vlerësua i frytshëm dhe i domosdoshëm, marrë parasysh faktin se natyra e menaxhimit të situatave me zjarre në përmasa të gjera domosdoshmërisht reflekton nevojën e planifikimeve për një bashkëveprim të ndërsjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat