Shala: Do të ofrojmë lehtësira për prodhuesit vendorë

Kosova

Shala: Do të ofrojmë lehtësira për prodhuesit vendorë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:42
Pamje nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë ditës së stome ka vizituar kompaninë e prodhimit të qeseve “Kivo” në Kaçanik, ku prej aty shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur prodhuesit vendorë.

Shala ka inkurajuar prodhuesit vendorë që të vazhdojnë punën e tyre pasi si Qeveri do të ofrojnë lehtësira për tejkalim të barrierave të tyre.

“Jemi në një fabrikë e cila ka të punësuar mbi 100 punëtorë dhe një fabrikë e cila mbi 90% e prodhimit të saj është eksport. Do të thotë që kompanitë kosovare, përpos që kemi numër të madh të kompanive kosovare prodhuese, produktet e tyre kanë arritur t’i kenë të standardit të tillë që të jenë të pranueshme edhe në tregun evropian”, deklaroi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat