Kujtohet në 20-vjetorin e rënies Naser Brahimaj

Kosova

Kujtohet në 20-vjetorin e rënies Naser Brahimaj

Më: 5 prill 2019 Në ora: 19:35
Daut Haradinaj

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, sonte në Gjakovë është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të heroit Naser Brahimaj, në 20-vjetorin e rënies së tij heroike.

Në emër të qeverisë së Kosovës, në këtë akademi, ka folur ministri Pal Lekaj, ndërsa në emër të komunës së Gjakovës ka folur kryetari i saj Ardian Gjini.

Kujtime nga ditët e luftës me heroin Naser Brahimaj ka evokuar gjeneral Daut Haradinaj, i cili ka folur në emër të të gjithë bashkëluftëtarëve.

Heroi Naser Brahimaj është njëri prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në fshatin Shqiponjë e Dukagjin, por edhe në fushëbeteja të tjera anë e kënd Kosovës, duke qenë njëri ndër nismëtarët e luftës për liri dhe pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat