Dhurohet gjak për ditën e sportit

Kosova

Dhurohet gjak për ditën e sportit

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:50
Dhurohet gjak për ditën e sportit

Në Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, në Prishtinë është organizuar dhurimi i gjakut nga të gjitha klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit.

Ky organizim i bërë nga Komuna e Prishtinës së bashku me Qendrën Kombëtarë të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Ani pse ishte hera e parë, nga organizatorët u tha se pjesëmarrje ishte e kënaqshme dhe në orët në vazhdim sipas tyre pritet që të këtë një numër më të madh të pjesëmarrësve.

Fitim Rexha, drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, ishte njëri nga dhuruesit e gjakut. Ai tha se ky organizëm po bëhet për herë të parë, por sipas tij pret që kjo traditë të vazhdojë në të ardhmen.

Rexha: Shpresoj që ky organizim te jetë tradicional

“Sot është 6 prilli që koncidon me këtë ngjarje domethënë dhurimi i gjakut ka të bëjë me sportin me paqen me të gjitha. Po dëshirojmë me tregu që sportistët janë njerëz të mëdhenjtë, nuk ndihmojnë vetëm vetën por edhe të tjerët. Me këtë dhurim gjakut ne po i nderojmë edhe të gjithë sportistët duke u nisur nga Fadil Vokrri, e të gjithë ata që kanë kontribuar sadopak në sportin e Kosovës. Jam shumë i kënaqur me pjesëmarrjen, ka grupe që po lajmërohen që janë duke ardhur dhe ka grupe që tashmë kanë ardhur, i kënaqur me pjesëmarrjen është edhe transfuzioni i gjakut, me çka unë i falënderojë si pjesëmarrës si sportistë, por ka edhe qytetar të vullnetit të mirë”, u shpreh Rexha

Njëra nga dhurueset e gjakut në mesin e shumë sportistëve të Kosovës ishte edhe Drita Rudi, e cila tha se ky aksion ishte i 27-ti që ajo dhuron gjak për personat në nevojë.

Sipas saj, të gjithë qytetarët dhe sportistët duhet të vetëdijesohen dhe të marrin pjesë në këto aksione, pasi që numri i personave që ka nevojë për gjak gjithmonë po shkon duke u rritur.

Rudi: Shpresoj që sa më shumë pjesëmarrës të marrin pjesë në këtë aksion

“Për hir të vërtetës unë jam dhuruese e rregullt e gjakut, Është hera e 27-të dhe është një kënaqësi që të ju ndihmojë atyre që kanë nevojë për gjakun tonë..Natyrisht që jam marr me sport me hendboll me gjuajtje me karate por këta të rinjtë i adhuroj që merren me sport sepse janë shëndeti i mirë. Unë shpresoj që është ende herët dhe se pjesëmarrja do të jetë shumë më e madhe”, tha Rudi.

Ndërkaq, drejtori për marketing dhe informim nga qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut, Fadil Mahmuti tha se ky aksion është duke u zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme, falë bashkëpunimit të mirëfilltë me Komunën  e Prishtinës

Mahmuti: Qytetarët nuk hezitojnë të japin gjak

“Siç po e shihni një ekip e qendrës kombëtare për transfuzion të gjakut, sot është në mesin e sportistëve të Kosovës, ku kemi organizuar një aksion në bashkëpunim me drejtorinë per Rini dhe Sport pranë Komunës së Prishtinës, meqenëse sot është Dita Ndërkombëtare e sportistëve dhe për hir të asaj këta janë organizuar dhe këta po dhurojnë gjak në mënyra jashtëzakonisht të mirë... Meqenëse ky është aksioni i parë që organizohet në këtë formë shpresojë që do të jetë tradicional në këtë formë dhe në të ardhmen do të kemi aksione edhe gjatë viteve në vijim”, u shpreh Mahmuti.

Kujtojmë që 6 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.

Në këtë ditë, liderët sportiv botërorë e kombëtar, punojnë me komunitetin dhe synojnë që nëpërmjet sportit të pasurojnë jetën, në veçanti të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat