Kryetarët e Komunës së Meyrin të Gjenevës, po qëndrojnë në Malishevë

Kosova

Kryetarët e Komunës së Meyrin të Gjenevës, po qëndrojnë në Malishevë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:58
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, një delegacion i Komunës së Meyrinit të Gjenevës, nga sot është duke qëndruar në vendin tonë.

Delegacioni i Komunës së Myerinit, përbëhet nga tre kryetarët e saj, kryetari aktual i kësaj komune, Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger (sipas sistemit të organizimit, komuna ka këshillit të kryetarëve, që përbëhet nga tre kryetar, e të cilët qeverisën së bashku me rotacion), kurse me delegacionin nga Myerin, janë edhe aktivistët shqiptar të shoqatës “Rrethi shqiptaro-meyrinas”, kryetari Agim Paçarizi, anëtarët e kryesisë së shoqatës, Lindita Telkiu dhe Avdyl Hamza.

Delegacioni nga Myerin, është pritur sot nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi, të cilët edhe i kanë shoqëruar.

Vizita e kryetarëve të Komunës së Meyrin, bëhet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Malishevës dhe kësaj komune, bashkëpunim i cili ka filluar vite më parë, falë angazhimit të aktivistëve shqiptarë, të cilët jetojnë në këtë komunë të Gjenevës.

Krahas vizitave të ndërsjella, nga Komuna e Myerin, përmes “rrethit shqiptaro-meyrinas”, disa herë kanë ardhur edhe ndihma, apo furnizime për shkollat e Komunës së Malishevës, në inventar dhe pajisje elektronike, përkatësisht kompjuter për kabinetet e shkollave.

Delegacioni nga Meyrin, do të qëndroj tri ditë dhe përveç takimeve zyrtare mes dy komunave, do të vizitohen edhe institucionet tjera në Malishevë, si dhe vendet historike dhe kulturore, e po ashtu edhe vendet turistike dhe të trashëgimisë kulturore të Malishevës dhe të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat