Kosova, pjesë e takimit të bordit drejtues të PISA-s

Kosova

Kosova, pjesë e takimit të bordit drejtues të PISA-s

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:50
Foto

Valmir Gashi, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë pjesë në takimin e Bordit Drejtues të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA).

Këtë ai e zbuloi përmes një postimi në Facebook, ku tregoi momente nga takimi në Adelaide, në jug të Australisë.

“Momente nga takimi i Bordit Drejtues të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), që për disa ditë u mbajt në qytetin e bukur Adelaide, në jug të Australisë. Falë përkushtimit të ministrit Bytyqi, angazhimit të MAShT, komunave dhe vet shkollave, Kosova pritet të renditet shumë më mirë sesa në PISA 2015”, shkroi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat