Shumë zjarre në veri të Kosovës – zjarri djeg trafo-stacionin në Zveçan

Kosova

Shumë zjarre në veri të Kosovës – zjarri djeg trafo-stacionin në Zveçan

Nga: F.B Më: 6 prill 2019 Në ora: 20:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në veri të Kosovës sot janë raportuar katër zjarre, ndërkohë që në Zveçan si pasojë e zjarrit është djegur trafo-stacioni, po digjen malet edhe shkurre dhe deponi në disa lokalitete, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Njësitet e zjarrfikësve nga Mitrovica dhe Zveçani pas intervenimit kanë lokalizuar dhe shuar dy zjarre, ndërsa zjarrin në pjesën malore në lokalitetin Bresnica dhe ai në deponin në Mitrovicë janë duke u mbikëqyr dhe kontrolluar në vazhdimësi.

Komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Zveçan, Vladan Radomiroviç ka theksuar se që nga fillimi i marsit njësia e zjarrfikësve ka intervenuar në 75 zjarre , ku në shumicën e tyre shkaktar ka qenë faktori njeri.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos shkaktojnë zjarr nga pakujdesia që do rrezikoj pronën dhe jetën e qytetarëve, sepse sipas tij secila pakujdesi dhe shpërthim zjarri do aplikohen dënimet për mbrojtje nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat