Policia gjatë marsit: 290 mjete ishin teknikisht jo në rregull

Kosova

Policia gjatë marsit: 290 mjete ishin teknikisht jo në rregull

Më: 7 prill 2019 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në muajin mars, gjatë implementimit të planit “Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm”, nga njësitë policore janë shqiptuar gjithsej 290 fletëparaqitje për kundërvajtje, për të cilat është konstatuar se mjetet janë teknikisht jo në rregull.

Policia e Kosovës thotë se vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. 

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Vetëm në muajin mars 2019 gjatë implementimit të planit “Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm”, nga njësitë policore janë shqiptuar gjithsej 290 fletëparaqitje për kundërvajtje, për të cilat është konstatuar se mjetet janë teknikisht jo në rregull.  Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaçërisht i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor. Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushëveprimit të saj ligjor që ka, do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sig urisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat