Lamtumirë zëri i luftës

Kosova

Lamtumirë zëri i luftës

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:02
Lamtumirë zëri i luftës

Ish-luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj, sot iu dha lamtumira e fundit në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, të afërm, kryetar komunash e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ramosaj ka ndërruar jetë pasditen e së premtes.

Ndryshe, ajo që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat