Mrika Thaqi, kryetare e degës së AAK-së në Podujevë

Kosova

Mrika Thaqi, kryetare e degës së AAK-së në Podujevë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:54
Mrika Thaqi, kryetare e degës së AAK-së në Podujevë

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Podujevë, sot ka mbajtur kuvendin e tetë zgjedhor, ku kryetare është zgjedhur Mrika Thaqi.

Në këtë kuvend ka marrë pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ali Berisha, i cili ka thënë se Aleanca po rritet e zgjerohet në çdo pjesë të Kosovës.

“Edhe Llapi po i bashkëngjitet forcimit të Aleancës. Sot në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të degës së Aleancës në Podujevë. Kryetare e re e kësaj dege u zgjodh, Mrika Thaqi.  Kryetares së re dhe strukturave udhëheqëse të dala nga ky kuvend, punë të mbarë dhe suksese”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat