Protestë kundër Laurës në Grykën e Rugovës

Kosova

Protestë kundër Laurës në Grykën e Rugovës

Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:54
Organizohet protestë masive kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës.

Nesër, në qendër të qytetit të Pejës organizohet protestë masive kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës.

Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e shoqërisë civile organizojnë këtë protestë në  shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve në ndërtimin e Laurës (Rampës) në Grykën e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet ajo.

Banorët e shohin këtë si një kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve në këtë zonë turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat