Gjendet i zhdukuri nga Shipashnica e Kamenicës

Kosova

Gjendet i zhdukuri nga Shipashnica e Kamenicës

Më: 7 prill 2019 Në ora: 22:56
Gentian Dermaku

Pas një ditë kërkimi është gjetur 20-vjeçari Gentian Dermaku nga fshati Shipashnicë e Kamenicës. Lajmin e kanë konfirmuar të afërm të tij.

Gentiani është gjendur në fshatin Roganë. Ai është gjetur pas përpjekjeve të vazhdueshme të familjes, banorëve të fshatit që ishin dalë ta kërkonin si dhe me ndihmën e policisë.

Ndryshe, raste të personave të zhdukur po ka pothuajse çdo ditë në Kosovë. Këtë javë u zhduk një vajzë nga Prizreni dhe një i moshuar nga Bellanica e Malishevës, por që ky i fundit u gjet dhe u kthye në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat