Kërkohet shpenzim racional i ujit, niveli në liqenet akumuluese po bie

Kosova

Kërkohet shpenzim racional i ujit, niveli në liqenet akumuluese po bie

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie.

Sipas ujësjellësit, niveli i ujit në  liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 4.74 metra nën kuotën maksimale.

“Çdo javë po bie nga 20 cm, pothuajse në të dyja liqenet. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese”thuhet në një komunikatë të ujësjellësit, i cili ka dhënë edhe disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë i ujësjellësit ,,Prishtintina”.

- Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

- Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

- Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytet,

- Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

- Mos harroni t’i mbyllni çezmat tuaja, pasi lani dhëmbët,

- Mos vadisni  lulet, kopshtet dhe arat,

- Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

- Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

- Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

-  Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji, andaj kurseje atë.

Në komunikatë thuhet se nëse i përmbahemi në përpikmëri këtyre këshillave të lehta , duke filluar nga koha e tashme, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat