LDK pret votat e pozitës për rrëzimin e Qeverisë

Kosova

LDK pret votat e pozitës për rrëzimin e Qeverisë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 20:42
.Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka shfaqur pritjet se një pjesë e pozitës do të votojë për rrëzimin e Qeverisë aktuale.Ai përmes një statusi në Facebook shkruan se shteti i Kosovës po rrezikohet nga shkatërrimi dhe izolimi ndërkombëtar si rezultat i papërgjegjësisë së koalicionit qeverisës.

Postimi i plotë:

Ne presim që edhe vetë pjesa e partive në pushtet, që nuk dëshiron shkatërrimin e shtetit dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, të na bashkëngjitet në ruajtjen e shtetit tonë nga rreziqet e shumta që po i kanosen nga ky koalicion qeverisës i papërgjegjshëm.

LDK, gjithnjë këto tri dekada që nga themelimi, ka vepruar dhe do të veprojë në mbrojtje të interesave shtetërore demokratike të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat