Një i arrestuar për falsifikim të certifikatave të statusi i veteranit

Kosova

Një i arrestuar për falsifikim të certifikatave të statusi i veteranit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:37
Foto ilustruese

Arrestimi ka ndodhur pas intervistimit që iu bë L.D. dhe me aktvendim të prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë.

Rasti është Iniciuar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (DHKEK) për dyshim të bazuar për veprën penale “falsifikim i dokumentit” dhe “mashtrim”, lëndë e cila është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

Në lidhje me rastin më 14.03.2019 janë arrestuar tre persona, ndërsa në bazë të autorizimit ligjor është kërkuar që të zhvillohen veprime të mëtutjeshme hetimore.

Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprime hetimore në vazhdimësi, pasi ekziston dyshim i arsyeshëm se mund të ketë edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat