Zyrtarja e NISMA-s rrëfen bisedën e fundit me taksistin që u gjet i djegur në veturën e tij

Kosova

Zyrtarja e NISMA-s rrëfen bisedën e fundit me taksistin që u gjet i djegur në veturën e tij

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:12
Ilir Zeqiri

Anëtarja e Nismas Socialdemokrate dega në Skenderaj, Egzona Muharremi ka rrëfyer bisedën e fundit me taksistin Ilir Zeqiri, i cili u gjet i vdekur në veturën e tij të djegur.

Muharremi, ka thënë se për gjatë udhëtimit më të e kishte pyetur për arsyen pse vozitë veturën me gas dhe ai kishte thënë se për shkak të kostos më të ulët, kështu për t’i mbuluar shpenzimet e çarkullimit.

“Kush do ta mendonte që vetura jote pas pak kohesh do digjej e do bëhej vetë vdekja jote ??, pikërisht në fshatin tim”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Ja shkrimi i saj:

Aty tek vendi i taksistave të qytetit, që nga mëngjesi e deri në mbremje, sikur dhe shumë qytetarë tjerë po nxirrje kafshatën e gojës, si taksist.

Një ditë teksa po na dërgoje në shtëpi, të pyeta: "A nuk ke frikë që e ke bërë veturën më plin? Jo, më the. Edhe po duhet bre se shumë shpenzime e më lirë..."

Kush do ta mendonte që vetura jote pas pak kohësh do digjej e do bëhej vetë vdekja jote ??, pikërisht në fshatin tim?!

Lajmi për vdekjen tënde na tronditi të gjithëve!

Ngushllime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat