Nesër vihet gurthemeli i Muzeut të gjenocidit serb në Bllacë

Kosova

Nesër vihet gurthemeli i Muzeut të gjenocidit serb në Bllacë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:11
Pamja nga lufta në Kosovë

Nesër do të vihet gurthemeli i Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, kështu ka bërë të ditur zyra për informim e kryeministrit të Kosovës.

“Në kujtim dhe nderim të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën dhe eksodin e 99-ës, në kujtim dhe nderim të gjithë të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, në respekt dhe falënderim për të gjithë ata që ndihmuan popullin shqiptar dhe Kosovën në vitin 1999, Zyra e Kryeministrit, më 10 prill 2019, organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb ‘Bllaca 99’”.

Në orën 14:00 bëhet vënia e gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb në Bllacë të Komunës së Hanit të Elezit.

Pas fjalimeve të liderëve të Kosovës dhe të ftuarve të tjerë në këtë ceremoni dhe një programi artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “SHOTA”, do të hapet edhe ekspozita me fotografi nga kampet e refugjatëve e fotografit profesional nga Brukseli, Asllan Krasniqi.

Në orën 15:05 do të bëhet hapja e mitingut të poezisë “Bllaca 99”, me pjesëmarrjen e mbi 90 poetëve nga të gjitha trevat shqiptare; në ora 15:15 do të bëhet mbjellja e 99 fidanëve.

Për të gjithë qytetarët e interesuar, Hekurudhat e Kosovës kanë organizuar transport të posaçëm nga Mitrovica, që niset në ora 11:00 dhe ndalet në të gjitha stacionet, deri në arritjen në Bllacë, në ora 14:00.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat