Dëmtohet varri i dëshmorit në Suharekë

Kosova

Dëmtohet varri i dëshmorit në Suharekë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 22:25
Varri i dëshmorit Ramadan Cikaqi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se reshjet e shiut që ranë sot në këtë komunë, kanë shkaktuar dëme.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se shiu ka dëmtuar edhe varrin e dëshmorit, Ramadan Cikaqi.

Më poshtë postimi i Muharremajt:

Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës, drunjtë e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera.

Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrfikësit.

Do të rregullohet gjithçka e dëmtuar e po ashtu drunjtë e thatë kudo ku vërehen do të eliminohen.

Bali Muharremaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat