Instituti Bujqësor mbledh përfaqësues të laboratorëve nga vendet evropiane

Kosova

Instituti Bujqësor mbledh përfaqësues të laboratorëve nga vendet evropiane

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:05
Pamje nga takimi

Instituti Bujqësor i Kosovës me datë 09 — 11. 04.2019 është nikoqir i Punëtorisë tri (3) ditore, që organizon International Seed Testing Association, me temë: ISTA Workshop on Quality Assurance and ISTA Accreditation for Bcginncrs dhe përveç auditorëve profesional të ISTA-s në këtë punëtori janë duke marrë pjesë përfaqësues të laboratorëve nga Australia, Irlanda, Letonia, Suedia, Norvegjia dhe Greqia.

Sipas njoftimit nga Instituti Bujqësor të Kosovës, ky organizim i këtij llojit të ISTA-së, mbahet për herë të parë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe krijon mundësi të mëdha, jo vetëm për komunikim ndërkombëtar me institucione homologe ndërkombëtare por jep informacione të detajuara për Regjistrimin e Republikës së Kosovës pranë kësaj organizate ndërkombëtare dhe akreditirnin ndërkombëtar të Laboratorit të Kontrollit të Kualitetit të Farërave të Institutit Bujqësor te Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat