Rreth 50 qytetarë nga Kamenica sapo u nisën drejt Kroacisë

Kosova

Rreth 50 qytetarë nga Kamenica sapo u nisën drejt Kroacisë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 20:50
Rinia duke ikur për Kroaci

Ditë më parë disa të rinj e braktisën Kamenicën, duke u larguar për në Kroaci në kërkim të një jete më të mirë. E njëjtë ndodhi edhe sot ku rreth 50 persona u larguan nga ky vend.

Gazeta mëson se 50 persona, kryesisht djem, janë larguar sot nga Kamenica për Kroaci.

Një gjë e tillë, mund të shihet edhe në fotografinë më poshtë të siguruar nga Gazeta, ku vërehet autobusi i mbushur me njerëz.

Ndryshe, deri më tani më shumë se 500 të rinj kanë ikur nga Kamenica, ndërsa mësohet se edhe 300 të tjerë do të largohen së shpejti.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur ikje masive nga vendi ynë, kryesisht të rinj që ia mësyejnë vendeve të perëndimit për një punë dhe jetë më të mirë.

Madje për këtë, deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të enjten.

41 deputetët nënshkrues të kësaj seance kanë kërkuar mbajtjen e debatit parlamentar lidhur me zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

Për mbajtjen e kësaj seance do të vendosë Kryesia e Kuvendit, e cila do të mblidhet nesër, në orën 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat