Agim Aliu përkujton Bacin në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kosova

Agim Aliu përkujton Bacin në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta

Më: 10 prill 2019 Në ora: 21:46
Foto

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përkujtuar në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta ish-pjesëtarin e UÇK-së Shaban Viqa-Baci.

“Nëse atdhedashuria dhe njerëzorja shkrihen në një emër të vetëm, denjësisht mund të quhen Shaban Viça! 10 vjet nga ndarja fizike e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare, patriotit, qytetarit shembull e të palodhshëm për komb e shoqëri. Lavdi!”, shkruan Aliu në Facebook.

Ndryshe, sot janë bërë dhjetë vjet nga ndarja e atdhetarit dhe luftëtarit të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Shaban Viqa-Baci.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nderim të veprës së tij, ka nderuar Bacin me urdhrin shtetëror “Hero i Popullit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat