Malisheva ndër komunat më të sigurta në vend

Kosova

Malisheva ndër komunat më të sigurta në vend

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:33
Malisheva ndër komunat më të sigurta në vend

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, duke u bazuar në raportet e sigurisë së përgjithshme, Komunën e Malishevës, e ka vlerësuar si një prej komunave më të sigurta në vend, në aspektin e sigurisë së përgjithshme.

Ky konstatim ka dalë sot në mbledhjen e rregullt të KKSB-së në Malishevë, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ku kanë marrë pjesë të gjitha organet e sigurisë në vend, si përfaqësues të organizatave dhe sektorëve të caktuar.

Sipas komandantit të stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, Malisheva, krahasuar me komunat tjera, është ndër komunat më të sigurta dhe më të qeta, përderisa edhe zbulimi apo gjetja e rasteve të caktuara, në raport me vitin e kular, ka rritje për 20 për qind.

“Kjo nuk është vetëm rezultat i policisë, por më shumë rezultat i bashkëpunimit të mirë me qytetarët, si dhe vendosja e sistemit të kamerave, ka ndikuar në masë të madhe në sigurinë e përgjithshme”, tha kapiteni Krasniqi.

Në tre muajt e fundit, sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHM), Valon Gashi, janë shënuar shumë raste të zjarreve malore, ndërsa numri i kufizuar i punëtorëve në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ka ndikuar në intervenimet, por edhe pozita gjeografike e ka vështirësuar punën e tyre.

Për këtë qëllim, ka dalë edhe një rekomandim nga KKSB, ku është sugjeruar angazhimi i ekipeve shtesë, me qëllim të menaxhimit të situatave të ngjashme.

Për çështjen e orëve të humbura, KKSB në Malishevë iu ka bërë thirrje të gjitha organeve përgjegjëse dhe SBASHK, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët, për zgjidhjen e kësaj çështje, në mënyrë që nxënësit të realizojnë të drejtën e tyre për mbajtjen e orëve të mësimit dhe të mos humbin në mësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat