Inspektorati Shëndetësor pa kryeinspektor gjatë kësaj jave

Kosova

Inspektorati Shëndetësor pa kryeinspektor gjatë kësaj jave

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:17
Ilustrim

Shkuarja në pushim e kryeinspektorës së Shëndetësisë, ka krijuar probleme brenda këtij institucioni. Përveç se gjatë këtyre ditëve, ka qenë problemi i zëvendësimit të kësaj pozite, ushtruesit e detyrës kanë krijuar edhe përçarje mes vete.

Ekipi i KosovaPress-it ka shkuar mëngjesin e sotëm për të marrë një deklaratë nga ushtruesi i detyrës, Bashkim Vatovci, për çka kishte marrë lejen edhe nga kryeinspektorja, tashmë në pushim, Ardita Baraku.

Por, i njëjti mëngjesin e sotëm kishte refuzuar të përgjigjet me pretekstin se nga sot, nuk është më përgjegjës për këtë pozitë, por Fakete Hoxha-Haziri, por që kjo e fundit i kishte thënë gazetarëve, se nuk ka qenë e informuar për këtë prononcim, e as se nga sot do të ushtrojë detyrën e kryeinspektores.

E, këto zëvendësime nuk janë të periudhave të gjata kohore, por dy deri në tri ditë, për shkak të pushimit të kryeinspektorës. Marrë parasysh kësaj, asnjëri nga këta nuk është prononcuar e madje nuk dihej se kush po udhëhiqte këto pozita aktualisht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat