Fshati Vraniç në Suharekë do të bëhet me objekt të ri shkollor

Kosova

Fshati Vraniç në Suharekë do të bëhet me objekt të ri shkollor

Nga: A.SH Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:35
Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes facebook ka njoftuar për një lajm të mirë se, fshati Vraniç do të bëhet me objekt të ri shkollor, përcjellë “Bota Sot”.

Ai mes tjerash shkruan se, kjo ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve, dhe natyrisht për këtë Komuna e Suharekës i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit.

Postimi i plotë:

Vraniçi do ta ketë objektin e ri të shkollës fillore.

Ministria e Arsimit ka publikuar njoftimin për këtë çështje, dhe për këtë e informova stafin e mësimdhënësve.

Kjo ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve, dhe natyrisht për këtë Komuna e Suharekës i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit.

E falenderoj Ministrinë e Arsimit dhe të gjitha ata që kontribuan dhe e vazhdojnë angazhimin.

Bali Muharremaj

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat