Aktakuzë ndaj personit që ofroi material pornografik tek personat nën moshën 16 vjeçare

Kosova

Aktakuzë ndaj personit që ofroi material pornografik tek personat nën moshën 16 vjeçare

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një komunikate për media njofton se ka ngritur aktakuzë kundër L.K., nga Gjakova, për veprën penale “ofrimi i materialit pornografik i personave nën moshën 16 vjeç “.

“Nga  21.05.2017 deri  28.12.2018, dhe në vazhdimësi i pandehuri L.K., me qëllim të caktuar iu dërgon të miturave nga Republika Çeke, fotografi dhe video me përmbajtje pornografike, duke ekspozuar organet e tij gjenitale dhe të njëjtën gjë ka kërkuar edhe nga ana e tyre”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë themelore të Gjakovës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur  elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Bëhet e ditur se prokurori i rastit  i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri L.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat