Kosnett: Energjia dhe infrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet

Kosova

Kosnett: Energjia dhe infrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:33
Pamje nga vizita

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett,sot ka vizituar KEK-un dhe minierën.

Kosnett është shprehur se së bashku me Alison kanë bërë një vizitë në korporatën energjetike dhe në minierë.

“Amerika mbështet një shumëllojshmëri të strategjisë së energjisë për Kosovën, duke përfshirë thëngjillin dhe burimet e ri-përpunueshme”, ka shkruar po ashtu Kosnett.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Alisoni edhe unë bëmë një vizitë në korporatën energjetike KEK dhe në minierë sot. Amerika mbështet një shumëllojshmëri të strategjisë së energjisë për Kosovën, duke përfshirë thëngjillin dhe burimet e ri-përpunueshme. Siguria e energjisë dhe infrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet,” kishte shkruar ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat